spot_img

Nga Pokleku në Velika Gorica, zëri i fëmijëve ruan gjuhën dhe krenarinë shqiptare 🇦🇱🇽🇰

spot_img
spot_img
spot_img

Në Shkollën Fillore “Eugen Kumiçiq” në Velika Gorica, fëmijët me origjinë nga Pokleku i Drenasit po dëshmojnë se dashuria për gjuhën shqipe dhe vendlindjen nuk njeh kufij.

Rejjana, Amar dhe Daris Haxhiju, me përkushtim e krenari, këndojnë dhe recitojnë këngë e poezi në gjuhën shqipe, duke ruajtur kështu lidhjen me gjuhën, kulturën dhe rrënjët e tyre.

Një meritë e veçantë i takon edhe mësueses Melita, për përkushtimin dhe kujdesin që u kushton fëmijëve dhe ruajtjes së gjuhës shqipe.

Një falënderim i veçantë shkon për Shoqatën “Shkëndija” në Zagreb, e cila me shumë përkushtim dhe dashuri punon për fëmijët shqiptarë, gjuhën shqipe, kulturën dhe traditat tona. 🇦🇱❤️

Mirënjohje e veçantë për udhëheqësen e shoqatës, Gentiana Lleshdedaj, për punën, përkushtimin dhe dashurinë që jep çdo ditë për komunitetin shqiptar.

Edhe pse larg vendlindjes, falë njerëzve dhe shoqatave si “Shkëndija”, fëmijët tanë rriten duke e dashur dhe ruajtur gjuhën, kulturën dhe rrënjët e tyre.

Faleminderit që jeni një “Shkëndijë” e bukur për të gjithë ne! ❤️🇦🇱🌹

 

1790585824948730 3f97111a-96f1-4907-86c0-7c33cc684346

9341026a-7393-4dae-aad9-dc14860f63de

 

Lajmi i fundit
LAJME TJERA