Pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë nisur pakënaqësitë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka dorëzuar dorëheqjen e tij te Kryeministri Albin Kurti. Në një letër të drejtuar Kryeministrit, ai ka bërë të ditur se vendimin për dorëheqje e ka marrë menjëherë pas votimit për kryetarin e Kuvendit.
Sipas tij, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, si institucioni më i lartë ku miratohen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është bërë në frymën dhe në lartësinë e idealit për Republikën, që për të ka qenë arsyeja kryesore e angazhimit politik.
- Advertisement -