spot_img

Pretenduan se Kosova është Serbi, Ambasada e Gjermanisë i kthen në realitet serbët: Kosova është Kosovë

spot_img

Së fundmi, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë një postim ku vërehen malet e Shkelzenit, Zogut dhe Gjeravicës, postim ky që shkaktoi një mal me komente nga serbët të cilët i cilësojnë ato si pjesë të Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Por, ambasada nuk hezitoi të i’u kthente përgjigje disa prej këtyre komenteve.

“E gjitha kjo është Serbi”, ka shkruar një komentues serb.

Por, ambasada i ktheu në realitet.

“Serbia është Serbi dhe Kosova është Kosovë”, thuhet në komentin e ambasadës gjermane në Prishtinë.

“Bjeshkët e bukura serbe”, shkruan në tjetër, e të cilit nga ambasada i thonë se këto nuk i takojnë Serbisë.

“Serbia ka vërtetë male të bukura. Por, malet në foto nuk i takojnë Serbisë”, shkruan ambasada gjermane.

Disa nga komentet:

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA