spot_img
spot_img

Isak Neziri viziton Bashkësinë Islame në Drenas: Rikonfirmon përkushtimin për zhvillimin e komunitetit

spot_img
spot_img
spot_img

Isak Neziri ka realizuar një vizitë të veçantë në Bashkësinë Islame të Drenasit, ku është pritur nga Kryetari Valon Bequku dhe kryesia e këtij institucioni.

Gjatë takimit, Neziri dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame diskutuan për rolin kyç të këtij institucioni si një shtyllë themelore e banirëve të Drenasit. Neziri shprehu mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e tyre në forcimin e vlerave fetare dhe shoqërore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të sjellë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët e Drenasit.

“Gjithmonë një privilegj dhe kënaqësi të takohem me Kryetarin Valon Bequku dhe kryesinë e Bashkësisë Islame në Drenas. Diskutuam me përkushtim për rolin kyç të Bashkësisë Islame si një shtyllë themelore e komunitetit. Mbetem i përkushtuar të jem zëri i tyre në çdo iniciativë që sjell zhvillim dhe mirëqenie,” deklaroi Neziri.

Ai gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e tij për një Kosovë më të mirë, duke theksuar rëndësinë e vlerave, bashkëpunimit dhe përkushtimit për një shoqëri më të drejtë dhe të zhvilluar.

Vizita u përmbyll me zotimin për të forcuar më tej lidhjet midis institucioneve dhe për të nxitur projekte konkrete që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Drenasit.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA