spot_img

Xhavit Drenori: Nga një komision në 2015, në katër mekanizma kontrolli më 2025, voto për misionin, jo vetëm për ta kryer obligimin qytetar!

spot_img
spot_img
spot_img

Jo vetëm votë, por mision!

Cila është kauza ime si asamblist?

🟢 TRANSPARENCË DHE LLOGARIDHËNIE E VËRTETË NË DRENAS – MODELI QË KA FUNKSIONUAR NË 2015, DO TË ZGJEROHET NË MANDATIN PAS 12 TETORIT 2025!

Në vitin 2015, me inicimin dhe vendosmërinë time, dhe me përkrahjen e shumicës së asamblistëve që votuan pro formimit të komisionit, si dhe me angazhimin e katër anëtarëve të tij – asamblistë mbi partiak – u formua për herë të parë një Komision për Mbikëqyrjen e Projekteve në territorin e Komunës së Drenasit, një nismë që u vlerësua si një prej mekanizmave më efektivë për rritjen e cilësisë dhe transparencës në investimet publike.

Ky komision, në përbërje me qytetarë dhe përfaqësues të përgjegjshëm, monitoroi në terren punimet publike, analizoi kontratat e projekteve dhe reagoi aty ku kishte shkelje, vonesa apo papërgjegjësi.
Rezultatet ishin të prekshme: përmirësim i standardit në ndërtim, ndërprerje e abuzimeve dhe rikthim i llogaridhënies në sytë e qytetarit.

Ky përvojë nuk do të mbetet vetëm në të kaluarën – ajo do të kthehet si standard i ri i funksionimit të Kuvendit Komunal!

Me votën tuaj më 12 tetor, së bashku me asamblistë të rinj e të ndershëm, do të ndërmarrim një hap më të madh: do të formojmë katër komisione të reja të përhershme të mbikëqyrjes, të cilat do të jenë syri dhe veshi i qytetarit brenda sistemit komunal.

📌 Këto komisione do të jenë:

1️⃣ Komisioni për Monitorimin e Projekteve Publike
Do të vazhdojë misionin e komisionit të vitit 2015, duke mbikëqyrur çdo projekt ndërtimor, infrastrukturor apo publik në Komunën e Drenasit. Ky komision do të ketë mandat të qartë për të vizituar, vlerësuar dhe raportuar në mënyrë të pavarur mbi ecurinë dhe cilësinë e punimeve.

2️⃣ Komisioni për Monitorimin e Konkurseve Publike
Në veçanti në sektorin e arsimit, ku shqetësimet për politizim dhe padrejtësi në punësime janë të vazhdueshme. Ky komision do të kërkojë qasje në dokumentacion, do të analizojë proceset e përzgjedhjes dhe do të propozojë masa për barazi dhe integritet.

3️⃣ Komisioni për Monitorimin e Financave Komunale
Ky trup do të shqyrtojë pagesat ndaj operatorëve ekonomikë, vendimet që prodhojnë dëme buxhetore, përmbarimet dhe proceset gjyqësore ku komuna është palë humbëse. Synimi është të ndalet gjakderdhja financiare dhe të vihen përgjegjësit para qytetarëve.

4️⃣ Komisioni për Monitorimin e Shërbimeve Komunale –
shëndetësia, subvencionet për rininë, sportin dhe bujqësinë – do të jenë në vëmendje të vazhdueshme të këtij komisioni. Nuk do të lejojmë që fondet të ndahen në mënyrë klienteliste apo të mbeten në sirtarë. Shërbimi duhet të jetë për qytetarin, jo për partinë apo klanin.

🧩 *Me formimin e këtyre komisioneve nga asamblistët e ardhshëm, synojmë jo vetëm të ndihmojmë, por edhe të disciplinojmë kryetarin dhe ekzekutivin komunal.
Kjo çështje është studiuar në hollësi dhe do të jetë pjesë qendrore e angazhimit tonë politik e institucional.

🟢 Këto komisione nuk do të jenë formale apo për sy e faqe. Ato do të funksionojnë mbi baza ligjore dhe me mandate të qarta, të përcaktuara nga Kuvendi Komunal, dhe do të përfaqësojnë interesin e vetëm që duhet të mbrojë pushteti lokal: interesin publik.

Nëse në vitin 2015 ia dolëm me një komision të vetëm ta ndryshojmë mënyrën si funksiononte një pjesë e rëndësishme e Komunës, tani është koha të eci përpara. Tani është koha të institucionalizojmë kulturën e kontrollit, përgjegjësisë dhe profesionalizmit.

🗳️ Më 12 tetor, voto për qytetarin që nuk heshti as atëherë dhe nuk do të heshtë as tani.
Voto për ata që flasin me rezultate – jo me premtime të zbrazëta.

#GREENpërDrenas

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA