spot_img

Vushtrria në zi, pas vdekjes tragjike të tre qytetarëve në aksidentin në Maqedoninë e Veriut

spot_img
spot_img
spot_img

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shpallur të martën ditë zie në territorin e komunës, në shenjë nderimi dhe pikëllimi për humbjen tragjike të jetës së bashkëqytetarëve, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani.

Sipas vendimit, të gjitha institucionet publike dhe subjektet afariste në Komunën e Vushtrrisë obligohen që gjatë ditës së sotme t’i vendosin flamujt në gjysmështizë.

Po ashtu, janë pezulluar të gjitha aktivitetet politike, kulturore dhe sportive të planifikuara në komunë.

Komuna e Vushtrrisë u ka shprehur ngushëllime familjeve Tërnava dhe Shabani, duke theksuar se bashkëndjen me dhimbjen e tyre për këtë humbje të rëndë. /Zëri

Lajmi i fundit
LAJME TJERA