spot_img

Vritet me thikë 27-vjeçarja shtatzënë në Itali, arrestohet shqiptari nga Kosova

spot_img

Një 27-vjeçare është goditur shtatë herë me thikë nga Bujar Fandaj, 41 vjeç, nga Kosova.

Ai ishte akuzuar edhe më parë nga viktima për përndjekje. E ndjera ishte në muajin e tretë të shtatzanisë, në pritje të fëmijës së dytë, ndërsa fëmijën e parë e kishte në moshën 4-vjeçare.

Në momentin e sulmit brutal, bashkëshorti i Vanessa-s ishte në punë dhe djali i saj 4-vjeçar në kopsht.

Sipas policisë italiane që ka ndërtuar dinamikën e krimit, Vanessa e hapi derën e banesës së saj për shkak se e njihte të dyshuarin.

Në pragun e derës, 40-vjeçari e dhunoi dhe e goditi mbi 7 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas krimit, ai u largua në këmbë dhe më pas përdori një kamion për t’u zhdukur, por u arrestua sot.

Lexo edhe:  Ministri i ri i Mbrojtjes, pas marrjes së detyres bashkë me ish ministrin përkulen para varrit të Adem Jasharit në Prekaz
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x