Pesë persona janë lënduar pasi të hënën janë përfshirë në një përleshje në Drenas.
Policia ka bërë të ditur se gjashtë prej tyre janë arrestuar, ndërsa në rrahje mes tyre janë përdorur thika e sëpata.
“Gjashtë meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve, ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë. Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
- Advertisement -