spot_img

Vrasja e Faton Hajrizit në Serbi, Kurti: Kam shumë punë si kryeministër, s’kam nevojë ta bëj edhe punën e ministrit

spot_img

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sot rreth rastit të Faton Hajrizit, që u vra në Serbi para disa ditësh.

Ai tha se rastin e Hajrizit janë duke e trajtuar dy dikastere qeveritare, ajo të Punëve të Brendshme, përkatësisht të Drejtësisë.

Kësisoj, ai ka thënë se nuk mund të merret edhe me punën e ministrit kur është pyetur nëse autoritetet kosovare e kanë konfirmuar vrasjen e Fatonit në Serbi.

“Dy ministri tona, të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë e trajtojnë këtë rast. Nuk kam nevojë ta bëj edhe punën e ministrit, besoni kam shumë punë si kryeministër”, ka thënë Kurti gjatë një paraqitje para mediave në QKUK.

Kujtojmë se dje Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha të hënën se Serbia ka dërguar shenjat e gishtërinjve të personit të vrarë më Serbi, si i dyshuar për vrasjen e policit në kufi.

Sipas njoftimit të MPJD-së, ato shenja “janë krahasuar me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit dhe të njëjtat janë përputhur”.

Lexo edhe:  Thaçi nga Haga uron nënën e tij për ditëlindjen e 86-të
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x