spot_img

Vrasja e dyfishtë në Gradicë të Drenasit, Apeli ia vërteton Xhafer Bardhit burgimin e përjetshëm

spot_img

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin e ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhafer Bardhi për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në komunën e Drenasit vite më parë. Apeli ka thënë se vendimi i Themelores në Prishtinë, është i përpiluar bazuar në ligj dhe nuk përmban asnjë shkelje, siç kanë pretenduar palët të cilët kishin kërkuar kthimin në pikën zero.

Xhafer Bardhi i shpallur fajtor e i dënuar për vrasjen e dyfishtë në Drenas, tashmë i është vërtetuar dënimi me burgim të përjetshëm edhe nga shkalla e dytë.

Gjykata e Apelit, ka vendosur që aktgjykimi i Themelores në Prishtinë, i marr vitin e kaluar që Bardhi të dënohet me dënim maksimal për vrasje të rëndë të vërtetohet, sepse ankesat e palëve nuk qëndrojnë.

“Gjykata e Apelit, ka vlerësuar se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë, e as që ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, për të cilat sipas detyrës zyrtare është kujdesur kjo gjykatë, e të cilat kishin për të kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar dhe atë si për pjesën dënuese, ashtu edhe për pjesën liruese, duke theksuar se gjykata e shkallës së parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme e të argumentuara për të dyja pjesët e lartcekura”, thuhet nga Gjykata e Apelit.

Tutje kolegjiumi i kësaj gjykate, në arsyetimin e dhënë për lartësinë e dënimit ndaj të akuzuarit, ka thënë se Themelorja ka vepruar drejtë duke marr parasysh mënyrën e rrethanat se si është kryer vrasja.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet e cekura ankimore nuk qëndrojnë, ngase, gjykata e shkallës së parë, drejtë dhe në mënyrë të plotë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit dhe atë konform dispozitave të nenit 69 dhe 70 të KPRK-së, ku, si rrethana rënduese, përveç, shkallës së rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallë së përgjegjësisë penale të akuzuarit, ka marr shkallën e lartë të dashjes, pra vendosmërinë për kryerjen e veprës penale, moshën e njërit nga viktimat, pra, bëhet fjalë për tani të ndjerin A. M., i cili ka qenë vetëm i moshës 15 vjeçare”, thuhet tutje në vendimin e Apelit.

Lexo edhe:  Kamerat e sigurisë dhe fshatari që i dha ujë “kurth” për Faton Hajrizin – policia serbe e lokalizoi 14 km larg vendit të vrasjes së policit

Në seancën e mbajtur në Apel në fillim të këtij muaji, familja e viktimave kishin kërkuar që vendimi i Themelores për lirimin nga akuzat të djalit të Xhafer Bardhit, të kthehet në rigjykim, por gjyqtarët e kësaj shkalle kanë vendosur që kjo kërkesë të hidhet poshtë si e palejuar.

Avokati i familjes së viktimave, Ndrec Dodaj ka thënë se nuk mund të flasë për vendimin sepse ende nuk e kanë pranuar atë, ndërkohë që Haxhi Millaku, avokat i të akuzuarit nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës.

Procesi gjyqësor për këtë vrasje të ndodhur në vitin 2021, vazhdimisht është përcjell me tensione mes palëve, përfshirë edhe seancën në Gjykatën e Apelit.

Sipas prokurorisë në Prishtinë, deri tek vrasja kishte ardhur si shkak i një mosmarrëveshje pronësore rreth së drejtës së shfrytëzimit të malit, dhe se me dashje i pandehuri Bardhi kishte privuar nga jeta të miturin- tani të ndjerin A.M 15-vjeçar dhe prindin e tij B.M.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x