spot_img

Vjedhje masive e rrymës në Korroticë të Epërme, KEDS paralajmëron kontrolle të rrepta (Video)

spot_img

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka zbuluar një shkallë alarmante të vjedhjes së rrymës në fshatin Korroticë e Epërme, në komunën e Drenasit. Sipas KEDS-it, vetëm në muajin janar 2025 në një trafo të këtij fshati është vjedhur 66% e rrymës, ndërsa përgjatë një viti janë regjistruar 270,451 kWh humbje.

KEDS thekson se do të intensifikojë kontrollet në këtë zonë, për të ndaluar këtë dukuri dhe për të siguruar një shpërndarje të drejtë të energjisë për të gjithë konsumatorët.
Vjedhja e rrymës nuk është vetëm vepër penale, por edhe rrezik për sigurinë e qytetarëve.
KEDS po kryen kontrolle ditën dhe natën, duke ndërmarrë masa të rrepta ndaj keqpërdoruesve.

Autoritetet paralajmërojnë ndëshkime të ashpra për të gjithë ata që përfshihen në këtë praktikë të paligjshme, e cila dëmton rrjetin energjetik dhe konsumatorët e rregullt.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA