spot_img

Vjedhje e rëndë në Drenas, hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi

spot_img
spot_img
spot_img

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Drenas gjatë mbrëmjes së së premtes.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë kryer vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur më 13 mars 2026, në periudhën kohore nga ora 17:00 deri në 23:49.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar./DrenicaOnline/

Lajmi i fundit
LAJME TJERA