spot_img
spot_img

Vetaksidentohen dy vajza në Dobroshec të Drenasit, e mitura që drejtonte motoçikletën në gjendje të rëndë në QKUK

spot_img
spot_img
spot_img

Dy vajza kanë pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Dobroshec të Drenasit, mëngjesin e së hënës. Dy viktimat janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç mëson Sinjali, njëra nga të lënduarat është 17-vjeçare, e cila po e drejtonte motoçikletën në momentin kur ka ndodhur aksidenti, si dhe pasagjerja është e moshës rreth 28-vjeçare.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se e mitura i është nënshtruar një operacionit dhe gjendja e saj është e rëndë, ndërsa viktima tjetër ndodhet në gjendje stabile.

Viktimat janë familjare dhe akoma nuk dihet shkaku se si janë aksidentuar.

Policia është njoftuar për rastin dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme deri më tani.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA