Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Drenas, me dhimbje të thellë njofton për ndarjen nga jeta të veteranit të luftës së UÇK-së, invalidit të luftës, dhe ish anëtarit të kryesisë së Shoqatës së Invalidëve të Luftës në Drenas, Istref Bazaj.
Istrefi do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përkushtimin e tij të palodhur në shërbim të atdheut dhe të vlerave kombëtare.
Ai ka qenë një shembull i gjallë i sakrificës dhe trimërisë për të gjithë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Bazaj, miqve, dhe gjithë bashkëluftëtarëve.
Lavdi jetës dhe veprës së Istref Bazaj!
- Advertisement -