spot_img

Vdes në QKUK grabitësi që u plagos në Veternik

spot_img

M.V, i nacionalitetit serb,  i cili u plagos ditëve më parë gjatë një grabitje në Veternik të Prishtinës, ka vdekur sonte në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai po trajtohej në Klinikën Intensive, që nga e hëna e kaluar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Lajmin e ka konfirmuar  drejtori i Klinikës Intensive Shaqir Uka.

“Pacienti të cilit ju i referoheni dhe ka marrë plagë me armë zjarri  në grabitjen në Veternik ka ndërruar jetë sonte pak minuta para orës 21. Plagët kanë qenë në regjionin e kraharorit, barkut dhe në ekstremitetin e poshtëm të djathtë.”, ka thënë ai për Reporteri.net.

Dy persona janë plagosur më 17 mars në një rast të grabitjes në oborrin e qendrës tregtare “Albi Mall”.

I plagosur mbeti një 42 vjeçar nga Vushtrria i cili mori dy plumba në shpinë nga grabitësit dhe i plagosuri tjetër ishte njëri prej grabitësve,  i nacionalitetit serb.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se njëri nga grabitësit është arrestuar, kurse tre të tjerët janë në arrati.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA