Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër.
Rasti ndodhi në rrugën “Bedri Pejani”, pranë Akademisë Policore në Vushtrri.
Sipas informacioneve të para, i riu pësoi lëndime të rënda nga rënia dhe u dërgua pa shenja jete në spital. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për reanimim, ai nuk arriti të mbijetojë.
Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e rastit.





