spot_img

Vjedhen panelet e rrethojave të varrezave të Drenasit

spot_img
spot_img
spot_img

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Drenas ka njoftuar se janë vjedhur panelet e rrethojave të varrezave.

Sipas njoftimit, rasti është paraqitur te organet kompetente të hetuesisë dhe është duke u trajtuar sipas procedurave përkatëse.

Drejtoria u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacione lidhur me rastin të bashkëpunojnë me organet kompetente, me qëllim të identifikimit të personave përgjegjës.

“Bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për mbrojtjen e pronës publike dhe ruajtjen e hapësirave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali

Lajmi i fundit
LAJME TJERA