spot_img

“Vdekje shqiptarëve”, ky grafit shkruhet në rrugët e Bujanocit një ditë pas protestës kundër ‘politikës shtypëse’

spot_img

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar dje në Bujanoc kundër politikës shtypëse të Beogradit dhe shkeljes së të drejtave elementare të tyre të jetesës në Serbi.

Një ditë pas kësaj proteste e cila përfundoi e qetë, ata kanë përfunduar kërcënime.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Ai njoftoi se në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc është shkruar një grafit “vdekje shqiptarëve”.

“Në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit “vdekje shqiptarëve”. Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, ka shkruar Lutfiu në Facebook.

Në protestën e djeshme ishin edhe fytyra të shumta publike të cilët përfaqësojnë shqiptarët e Luginës.

“Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, ishin disa nga pankartat që protestuesit kanë mbajtur në duar.

Lexo edhe:  Sociologu kosovar: Agresiviteti tek fëmijët vjen edhe për shkak të rritjes së tyre në djep
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x