spot_img

Vdekje e dyshimtë në QKUK, 68-vjeçari ndërron jetë

Kështu kanë bërë me dije burimet brenda Emergjencës

spot_img
spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një person ka vdekur dhe ende nuk dihen rrethanat e rastit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet brenda Emergjencës, me ç’rast kanë njoftuar se bëhet fjalë për një 68-vjeçar, për vdekjen e të cilit familja e ka njoftuar Policinë.

Sinjali mëson se i ndjeri ishte nga Mitrovica dhe ende nuk ka informacione të tjera për vdekjen e tij, e cila sipas informacioneve të para është cilësuar si e dyshimtë.

Të njëjtat burime thonë se Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe së shpejti pritet të zbardhen rrethanat e rastit.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA