spot_img
spot_img

Vdekja e 39 vjeçarit në aksident, familja nga Lipjani i falë gjakun familjes nga Drenasi

spot_img

Hoxhë Fatmir Latifaj ka njoftuar se të enjten familja Hoxha nga Ribari i Lipjanit i ka falur gjakun familjes Berisha nga Vasileva e Drenasit për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 39-vjeçari Besijan Hazbi Hoxha duke u kthyer nga vendi i punës.

Njoftimi i hoxhës:

SOT PO MË DHIMBSENI, KURSE NESER DO T’IU MARRIM LAKMI!

Po e filloj kete shkrim me kete fjali qe e thash në Ribar te Lipjanit!

Sot kisha nderin te jam prezent ne një tubim madhështor me karakter te pajtimit dhe faljes se gjakut nga aksidenti me fatalitet qe ndodhi disa ditë me heret fshatin Ribar, komuna Lipjan në familjen e Hazbi Hoxhës, ku edhe një here u deshmua praktikisht edhe fuqimisht roli i pazavendsueshëm edukativo arsimor i hoxhollarëve në perhapjen e paqes edhe qetesisë padallim në Kosovën tonë, ku edhe ky tubim tregon rendësin e fikjes se zjarrit te urrejtjes edhe hakmarrjes në hapsirat tona.

Sot në prezencë të shumë hoxhollarëve nga kjo komunë, kryetari KBI-Lypjan hoxhë Zaim Baftiu, Hoxhë Refkiu, Hoxhë Habibi, Hoxhë Avdush Krosa, Hoxhë Beqa e të tjerë(kerkoj ndjesë nuk mu kujtohen emrat e te gjithëve) e shume familjarë të kēsaj familje dhe Familjes Berisha nga Vasileva komuna Drenas që shkaktuan aksidentin me fatalitet ku humbi jeten 39 vjeqari Besijan Hazbi Hoxha duke u kthyer nga vendi i punës.

Vepra e bacit Hazbi duhet të sherbej shembulltyrë per të gjithë se si duhet te trajtohet kaderi duke i ftuar madje edhe familjaret e Berishëve nga Vasileva qe djali i tyre shkaktoj aksidentin fatal per Besijan Hazbi Hoxhën.

Lexo edhe:  “Me të gjitha forcat e mia luftova”, 61 vjeçari që vdiq në motel thuhet se ishte së bashku me gruan, ky është reagimi i saj
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x