Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Azem Krasniqit, vëllait të ish-kreyparlamentarit historik të Kosovës, Jakup Krasniqit.
Qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e varrimit në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit.
Megjithatë aty nuk u pa Jakup Krasniqi.
Për shkak të procesit gjyqësor, Dhomat e Specializuara në Hagë ia kanë pamundësuar pjesëmarrjen në varrim.
Azemi, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës.
- Advertisement -