spot_img

Ushtarët e FSK-së trajnohen për menaxhimin e vijave të zjarrit

spot_img

Kjo ngjarje është realizuar në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Forca e Sigurisë së Kosovës, të premten, ka realizuar kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit”.

Kjo ngjarje është realizuar në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

“Ky kurs ka për qëllim trajnimet e specializuara për udhëheqësit dhe mbikëqyrësit në operacionet e poligoneve dhe menaxhimin e vijave të zjarrit, duke siguruar një nivel të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë në terren”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky trajnim, sipas FSK-së, është një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke kontribuar në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe efikas gjatë ushtrimeve dhe trajnimeve në poligonet e stërvitjes.

“Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të vazhdojë përpjekjet e saj për ofrimin e trajnimeve të nivelit  profesional, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë në përballimin e detyrave ushtarake”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA