Një ekip i ushtarëve amerikanë të KFOR-it kanë kryer trajnimin për deminimin e mjeteve të pashpërthyera në rajonin e Drenicës.
Kështu ka bërë të ditur misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, përmes një njoftimi në Facebook.
Në njoftim thuhet se ky trajnim është kryer nga ushtarët amerikanë të cilët janë për mjete shpërthyese, e që janë caktuar nga Komanda Rajonale e Lindjes në KFOR.
- Advertisement -