Një tjetër sukses i madh për të rinjtë nga Kosova.
Gjini dhe Lumi, dy vëllezër të jashtëzakonshëm, kanë rrëmbyer katër medalje në garën prestigjioze “Neo Science Olympiad” që u mbajt në New York, SHBA. Ata garuan në kategoritë: kodim, shkencë dhe matematikë, duke treguar njohuri dhe talent të nivelit botëror.
Të njohur tashmë si djemtë e garave ndërkombëtare, Gjini dhe Lumi janë përfaqësues të denjë të Kosovës në skenën globale të dijes. Vetëm gjatë vitit të kaluar, ata kanë marrë pjesë në katër gara ndërkombëtare, duke fituar vende të para dhe medalje të arta.
Sukseseve të tyre u është bashkuar edhe emri i ri në këto gara, Lekë Jashanica. Në pjesëmarrjen e tij të parë, Lekë ka fituar plot tri medalje në disiplinat: shkencë, inteligjencë artificiale (AI) dhe kodim.
Lekë Jashanica është djali i Dr. Rzah Jashanicës, një stomatolog i njohur dhe i suksesshëm nga Drenasi, një shembull tjetër se dija dhe përkushtimi janë trashëgimi familjare.
Ky është një lajm frymëzues për gjithë të rinjtë e vendit, Kosova ka të ardhme të ndritur kur fëmijët e saj e ngrenë flamurin e dijes në skenat më prestigjioze të botës.





