spot_img

TikTok në telashe me BE-në: Gjobitet me 530 milionë euro për shkelje të privatësisë

spot_img

Kompania mëmë e rrjetit social TikTok, ByteDance Ltd., është goditur rëndë nga Bashkimi Evropian me një gjobë marramendëse prej 530 milionë eurosh. Për arsyeje të transferimit të paligjshëm të të dhënave të përdoruesve evropianë drejt serverëve në Kinë.

Autoriteti mbikëqyrës në Irlandë, Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC), që vepron si rregullatori kryesor për TikTok në Evropë, ka zbuluar se kompania kineze ka lejuar aksesin e agjencive shtetërore kineze në të dhënat e qytetarëve të BE-së – një shkelje e rëndë e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Sipas DPC-së, TikTok pranoi në prill se të dhënat e përdoruesve evropianë janë ruajtur në serverë të vendosur në Kinë – duke përgënjeshtruar deklaratat e mëhershme që kompania i kishte dhënë institucioneve evropiane.

TikTok ka afat gjashtë muaj për të ndaluar të gjitha transferimet e paligjshme të të dhënave jashtë BE-së. Në të kundërt, do të përballet me masa edhe më të ashpra.

Kjo është gjoba e tretë më e lartë e vendosur ndonjëherë në kuadër të GDPR-së, pas asaj prej 1.2 miliardë eurosh ndaj Metës dhe 746 milionë eurosh ndaj Amazon-it.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA