Një person është arrestuar të martën në Lipjan, pasi dyshohet se tentoi t’u jepte ryshfet 20 euro zyrtarëve policorë që të mos i shqiptonin tiketë për kundërvajtje në trafik.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Lipjan, 17.09.2024 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me qëllim që të mos i shqiptohet një tiketë e trafikut për një kundërvajtje të kryer në trafik gjatë ngasjes së veturës së tij ka tentuar t’u japë ryshfet në vlerë prej 20€ zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.
- Advertisement -