Një tentim grabitjeje është raportuar mbrëmë në Klinë të Epërme të Skenderajt, rreth orës 22. Sipas Policisë, ankuesja ka thënë se gjatë kohës që ishte në vendin e punës, një person i maskuar ka hyrë brenda dhe e ka kërcënuar me thikë duke kërkuar paratë nga arka.
Grabitësi nuk ka arritur të marrë asgjë dhe është larguar me nxitim. Policia ka hapur hetimet dhe po punon për identifikimin e personit të dyshuar.
- Advertisement -




