spot_img

“Te varri yt erdha i fundit babë” – shkruan Thaçi në kurorën me lule te varri i babait

spot_img

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka mbërritur në vendin e varrimit të babait të tij, pas një udhëtimi të siguruar me autoblinda të Eulex-it.

Ai ka arritur në Prishtinë me mbështetje të forcave të sigurisë dhe është drejtuar menjëherë për në vendin e varrimit, në Burojë të Skenderajt.

“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën qindra qytetarë”.

Së shpejti dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!” –  shkruan Thaçi në kurorën me lule, të vendosura në varrin e Haxhi Thaçit./Klankosova.tv.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA