spot_img

Tahiri: Kosova po përjeton një tronditje ekonomike

spot_img

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti me retorikën e vet të luftës, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare, është duke e bankrotuar Kosovën.

Tahiri ka thënë se Kosova po përjeton një tronditje ekonomike shkak i “shembjes” së bizneseve.

” Kosova po përjeton një tronditje ekonomike shkak i “shembjes” së bizneseve. Me qindra biznese të vogla gjithandej Kosovës, duke përfshirë dyqane, biznese të vogla të shitjes, kafiteri, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Alarmante, kolapsi i ekonomisë së vogël!

Kosova po përjeton një tronditje ekonomike shkak i “shembjes” së bizneseve. Me qindra biznese të vogla gjithandej Kosovës, duke përfshirë dyqane, biznese të vogla të shitjes, kafiteri, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit.

Informatat e para të tremujorit të parë të vitit 2024 rreth qarkullimit të bizneseve që operojnë në Kosovë janë alarmante. Fuqia blerëse ka rënë nga 15% deri në 50%. Me mbylljen e bizneseve do të shkojmë drejt rritjes së papunësisë në Kosovë që ndikon në rritjen e varfërisë dhe në uljen e nivelit të jetesës për qytetarët.

Ekonomia përbën shtyllën kryesore të funksionimit të jetës në një shoqëri normale. Kjo Qeveri me retorikën e vet të luftës, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke e mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe duke mos pasur asnjë investim të huaj të mirëfilltë në vend, është duke e bankrotuar Kosovën. Dhe, të rinjtë po detyrohen t’ia mësyjnë migrimit.

Qeveri, vepro ose shko!

Lexo edhe:  Mosmarrëveshje për ‘mexha’ në Baicë të Drenasit, arrestohet një person
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x