spot_img

Suksesi i nxënësve të Komunës së Drenasit në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe

spot_img

Komuna e Drenasit përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), me krenari njofton se katër nxënës të shkëlqyer nga shkollat tona janë përzgjedhur për të përfaqësuar komunën në fazën e katërt të “Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe me nxënësit e klasave të 9-ta”, që do të mbahet në nivel ndërshtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, më datë 10.04.2025 në shtetin amë, Shqipëri.

✍️
Nga gjithsej 39 nxënës të përzgjedhur nga mbarë Kosova, 4 prej tyre vijnë nga Komuna jonë:

⭐ Eltina Buzaku
⭐ Arianit Leku
⭐ Alketa Ibriqi
⭐ Elona Podrimqaku

Ky është një tregues i nivelit të lartë të përkushtimit dhe punës së palodhshme të nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë stafit arsimor në Komunën e Drenasit.

DKA falënderon dhe përgëzon të gjithë të përfshirët për këtë arritje të rëndësishme dhe u uron nxënësve suksese të mëtejme edhe në fazën e ardhshme të olimpiadës!

Së bashku për një arsim cilësor dhe të suksesshëm!
📖

#Drenasi #Arsimi #Sukseset #Olimpiada2025 #Krenari
🇽🇰❤️🇦🇱

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA