spot_img

Sukses i madh për Rumesa Dibranin nga Drenasi – Fiton “Pop Talent Fest 2025”në Tiranë

spot_img

Rumesa Dibrani ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe jurisë në festivalin muzikor “Pop Talent Fest 2025”, duke u shpallur fituese e Çmimit të Parë në këtë ngjarje të rëndësishme që u mbajt këtë javë në Tiranë. Me performancën e saj plot energji, ndjenjë dhe profesionalizëm, Rumesa dëshmoi edhe njëherë talentin e saj të jashtëzakonshëm në skenën muzikore.

Lajmi për fitoren e saj ka ngjallur emocione të mëdha te familja, miqtë dhe fansat e saj, ndërsa babai i saj, Ismail Dibrani, reagoi me fjalë të ndjera në rrjetet sociale:

“Jemi krenarë pafund për ty! Vazhdo të ndjekësh ëndrrat me po kaq pasion e dritë!”

Fitorja e Rumesës është një hap i madh drejt realizimit të ëndrrave të saj artistike dhe një dëshmi që talenti dhe përkushtimi shpërblehen gjithmonë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA