Nxënësit Almir Demiqi dhe Artan Qorri, nga klasa VIII/1, kanë arritur të përfaqësojnë shkollën me numrin më të madh të pikëve në sfidën Bebras Computing Challenge, të organizuar nga ShPIKU. Në këtë garë morën pjesë 2700 nxënës nga shkolla të ndryshme të Kosovës.
Aty ku ka menaxhim të mirë, ka edhe suksese të mira. Drejtori Sylë Berisha, me punë dhe përkushtim, po e çon shkollën drejt rezultateve të shkëlqyera.
Falënderim i veçantë shkon edhe për mësimdhënësen e TIK-ut, Olivera Isufi, e cila me angazhimin e saj ka arritur rezultate të larta me nxënësit.
Drejtoria falënderon nxënësit, mësimdhënësit, stafin, Komunën dhe komunitetin e Drenasit II për përkrahjen e vazhdueshme.
Suksese për yjet e shkollës. Kampionë!




