spot_img

Sot varrosen anëtarët e familjes që vdiqën dje në Lipjan

spot_img
spot_img
spot_img

Tre personat e një familje që u vranë dje në Lipjan pritet të varrosen sot në orën 19:00 në fshatin Rufc.

Kështu ka njoftuar një familjar i viktimave përmes një shkrimi në Facebook.

”Njoftim mortorë, Me rastin e vdekjes së familjarëve tonë: Abedin Bekteshi (baba), Kimete Bekteshi (nëna), Ardit Bekteshi (vëllau), ju njoftojmë se varrimi bëhet sot me datë: 29.07.2023 në ora 19:00 në fshatin Rufc te vjeter, komuna e Lipjanit. Ju falënderojmë paraprakisht për ngushëllimet tuaja!” – ka shkruar ai.

Postimi në Facebook

Ndërkohë, më herët Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë në Lipjan, ku sipas tyre, dyshohet se një person ka vrarë bashkëshorten, të birin dhe më pas vetën.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka deklaruar se në bazë të informacioneve, “raportohet se i dyshuari mashkull Kosovar vrau bashkëshorten dhe djalin e tij, e më pas ka kryer vetëvrasje”.

Në vendin e ngjarjes, është sekuestruar një revole, që dyshohet se është përdorur gjatë rastit dhe katër gëzhoja.

Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpi, është gjetur edhe një revole tjetër me dy fishekë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA