spot_img

Skenderaj: 26-vjeçari bie nga kati i tetë i objektit, humb jetën, Policia heton rastin

spot_img
spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Skenderaj, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i një objekti banesor. Policia dhe ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë, por përkundër përpjekjeve, i riu nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

Vdekje e dyshuar

Me datë 24.08.2025, rreth orës 21:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF Skenderaj.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjajres mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26 vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.

Të gjitha njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjajres dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA