spot_img
spot_img

Skandaloze: Sigurimi i Aeroportit të Shkupit tentoi t’ia merrte telefonin Vjosa Osmanit, pati edhe shtyrje fizike

spot_img

Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, dyshohet t’i ketë ndodhur një incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Sigurimi i këtij aerporti raportohet se ka tentuar ta marrë telefonin personal të presidentes.

Lidhur me këtë situatë kaotike të shkaktuar atje, për media sqarime ka dhënë Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.

Kupina tha se veprimi i zyrtarit të sigurimit është në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare.

Ai theksoi se vërehej qartë se kishte qëllime që të provokohej delegacioni i Kosovës. për të shkaktuar ndonjë incident.

“Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën. Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike”, tha Kupina.

“Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal. Sjellja arrogante dhe e dhunshme e zyrtarit të Aeroportit të Shkupit është e paprecedente dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë udhëtim të presidentes kudo në botë, përfshirë në shtete jonjohëse”, theksoi ai.

Lexo edhe:  Osmani “godet” Kurtin nga Praga: Kur ka koordinim me aleatët, suksesi është afatgjatë – kur s’ka, është momental

“Vërehet qartë se në rastin në fjalë kishte tendencë për ta provokuar delegacionin e Republikës së Kosovës dhe për të shkaktuar incident. Presidentja e ka njoftuar për këtë skandal diplomatik të shkaktuar nga pala maqedonase kryetarin e Kuvendit z.Afrim Gashi, të cilin e falënderon për ndihmën e ofruar. Vlen të përmendet se pas hyrjes së Presidentes në aeroplan, Aeroporti i Shkupit nuk e ka lejuar aeroplanin komercial të niset edhe për më shume se një orë, me pretekstin se shteti slloven nuk po e lejon nisjen, për shkak se nuk do të ishte gati për aterrim”, shtoi Kupina.

“Kabineti i Presidentes e ka kontaktuar palën sllovene të cilët na kanë informuar që një gjë e tillë absolutisht nuk është e vërtetë dhe se aeroplani do të mund të ateronte në kohën e planifikuar. Presidenca e konsideron çdo sulm dhe trajtim të parregullt e në kundershtim me konventat ndërkombëtare të zyrtarëve të lartë shtetëror si sulm ndaj vete shtetit të Kosovës. Republika e Kosovës, asnjëherë në historinë e saj, nuk ka trajtuar në menyrë të tillë Presidentin/Presidenten, Kryeministrin apo Ministrat e Maqedonisë së Veriut e as të ndonjë vendi tjetër e as nuk do të lejojë një ndonjëherë një gjë të tillë”, tha ndër të tjera për Klan Kosova, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x