Shtiu me armë nga vetura në Skenderaj, arrestohet një person

spot_img
spot_img
spot_img

Një incident me armë zjarri është raportuar pasditen e 31 dhjetorit 2025 në rrugën “Sala Hamit Jashari” në Skenderaj.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 17:36 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë nga vetura. Gjatë ndërhyrjes policore është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA