Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt”.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i policisë për veriun, Veton Elshani.
“Mbrëmë pas mesnate është dëgjuar një detonim i fuqishëm, dhe deri më tani nuk kemi informacione se për çfarë mjeti shpërthyes bëhet fjalë”, ka thënë Elshani për Telegrafin.
Ai ka shtuar se nuk raportohet për dëme materiale e as lëndime në njerëz.
Elshani gjithashtu ka theksuar se policia nuk ka mundur ta gjejë saktësisht se ku ka ndodhur shpërthimi.
- Advertisement -