Një bombolë gazi dyshohet se ka shpërthyer në një shtëpi në Mitrovicë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë Tepelena”, tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”.
- Advertisement -