Pompat e derivateve shumë shpesh janë cak i hajnave të cilët arrijnë të vjedhin e të grabisin qindra mijëra euro. Pothuajse të gjitha kompanitë janë përballur me humbje të tilla, që përveç dëmit të shkaktuar, është krijuar edhe pasiguri e frikë për punëtorët. Por ka raste kur humbjet shkaktohen si pasojë e pagesave që kryhen me para false, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur mbrëmë në pompën e derivateve EXFIS në Drenas, ku një person e ka mbushur veturën me derivate dhe ka paguar me një 100-she që dyshohet të ketë qenë false.
- Advertisement -