Shkolla “Fehmi Lladrovci” nga Drenasi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shkollën teknike në Bursa të Turqisë

spot_img
spot_img
spot_img

Profesori i institucionit të arsimit për aftësim profesional “Fehmi Lladrovci” në Drenas, Afrim Fejza, ka bërë të ditur se gjatë vizitës zyrtare në qytetin Bursa të Turqisë, është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi ndërkombëtar për binjakëzim mes shkollës kosovare dhe Shkollës së Mesme Teknike “Anadollie meehit Ömer Halisdemir” në Bursa.

Vizita është realizuar në ambientet e Drejtorisë Krahinore Kombëtare të Arsimit në Bursa, me pjesëmarrjen e zëvendësdrejtorit të arsimit për Bursën, z. Bülent Altıntaş, dhe drejtorit të shkollës turke, z. Vedat Sevinç. Marrëveshja është ndërmjetësuar nga kryetari i Shoqatës së shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës në Bursa, z. Rexhep Gündüz.

Ky protokoll bashkëpunimi, i cili do të procedohet në nivel të ministrive përkatëse të arsimit të Kosovës dhe Turqisë, parasheh realizimin e vizitave të ndërsjella, shkëmbim përvojash profesionale dhe trajnime të përbashkëta për mësimdhënës e nxënës.

Në fund të takimit u shkëmbyen edhe dhurata simbolike – punime praktike të realizuara nga nxënësit e të dy shkollave.

Profesori Afrim Fejza ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në cilësinë e profesorit të autorizuar nga drejtori i shkollës “Fehmi Lladrovci”.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA