Skuadra e vajzave të SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku” nga Komorani ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampione e regjionit të Prishtinës në garat e hendbollit për shkollat fillore.
Në garat e mbajtura në Podujevë, ekipi përfaqësues i Komunës së Drenasit tregoi lojë të shkëlqyer gjatë gjithë turneut, duke kurorëzuar përpjekjet e tyre me një fitore bindëse në finale kundër SHFMU “Xhevat Ahmeti” nga Prishtina.
Ky sukses është rezultat i punës së palodhur të vajzave të ekipit dhe përkushtimit të mësimdhënësit i Edukatës Fizike Jeton Bogaj, të cilëve u shprehim mirënjohje të veçantë për përfaqësimin dinjitoz dhe shpirtin luftarak në fushë.
Urime kampionet e reja të hendbollit! 🏆🏅