spot_img

Shërbimin Korrektues i Kosovës nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me KGJK-në

spot_img

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit në mes të SHKK-së dhe KGJK-së.

Nënshkrimi i Memorandumit ka për qëllim avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për përfshirjen e informacioneve të nevojshme në Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së Dibrani dhe Kryesuesi Zogaj, theksuan rëndësinë e avancimit të mëtejmë të sistemit SMIL në gjyqësor, i cili synon digjitalizimin e punës, rritjen e transparencës dhe forcimin e sundimit të ligjit, bazuar në standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërinstitucional, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta.

Lexo edhe:  Paga minimale rritet në 350 euro
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x