Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Skenderaj, nga ana e një qytetari është dorëzuar një portofol (të cilin e kishin gjetur në rrugë), ndërsa brenda kishte dokumente personale, dhe një shumë të parave.
Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.
Policia e Kosovës, duke çmuar këtë gjest human, ka falënderuar qytetarin dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me këtë institucion të sigurisë.
- Advertisement -