spot_img

Shembuj suksesi nga Prishtina dhe Mitrovica: Inspirim për zhvillimin ekonomik

spot_img

Mergim Lushtaku, mbështetja për bizneset kreative, prioritet i Bedri Hamzes në programin e tij.

Këto ditë, pata kënaqësinë të kaloj kohë me dy miq të jashtëzakonshëm, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Mitrovicë, të cilët po shkëlqejnë në fushat e tyre të biznesit. Njëri udhëheq me sukses industrinë e telekomunikimit përmes Iconic Logic sh.p.k, ndërsa tjetri sjell ëmbëlsi dhe kreativitet në çdo festë përmes biznesit të tij të tortave, Fibello Sweets.

Ishte frymëzuese të dëgjoja për përkushtimin dhe vizionin e tyre. Nga teknologjia më e avancuar, që po kontribuon në transformimin digjital, te ëmbëlsirat që sjellin gëzim dhe shije unike, këta janë shembuj të vërtetë të punës së palodhur dhe kreativitetit.

Programi ynë ekonomik synon të mbështesë dhe fuqizojë bizneset kreative si këto, të cilat janë themeli i një ekonomie të qëndrueshme dhe të inovacionit.

#PDK131✅
#MergimLushtaku100✅

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA