Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për ndalimin e projekteve për zhvillimin e Drenasit, duke përmendur edhe Feronikelin.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë Bedri Hamzën për kryeministër në mënyrë që vëmendja e Qeverisë të kthehet kah Drenasi.
Postimi:
Kjo qeveri e goditi sërish Drenasin. Duke shtrenjtuar rrymën dhe ndalur thëngjillin, e mbylli Feronikelin dhe sot 800 punëtorë kanë mbetur pa punë.
Drenasin kjo qeveri e goditi edhe duke ndalur projekte të tjera infrastrukturore e sportive.
Por, duke u bërë bashkë, ne e ndalim këtë keqqeverisje dhe e kthejmë zhvillimin me Bedri Hamzën Kryeministër!
#PDK130 #FeratShala16






