Komuna e Skenderajt po kryen punët e lëna në gjysmë nga kjo Qeveri e dështuar e Kosovës.
Pas zvarritjeve shumëvjeçare nga niveli qendror dhe përkundër zotimit e përgjegjësisë së tyre për të finalizuar rrethrrotullimin në hyrje të qytetit, Ministria e Infrastrukturës tërhiqet në momentin e fundit nga ky projekt, duke lënë në baltë e gropa qytetarët që kalojnë çdo ditë në këtë pjesë të qytetit.
Si komunë kemi marrë përsipër zgjidhjen e kontesteve pronësore me mirëkuptim me banorët, kurse tash po kryejmë edhe punët që i takojnë nivelit qendror në bazë të kontratave të tyre, duke shtruar shtresën e asfaltit, vetëm e vetëm që qytetarët ta kalojnë pa pengesa këtë pjesë që ishte bërë thuajse e pakalueshme për qytetarët.
Kjo qeveria përveç qasjes raciste e përjashtuese për Skenderajn, me paaftësinë e saj ka filluar të sjellë dëm kolektiv në shoqërinë e në shtetin e Kosovës!
SL





