Sot, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka nisur turi “RYCO Tour – In Motion With Youth”, që është një iniciativë e zhvilluar në kuadër të kryesimit të Kosovës në RYCO për vitin 2025.
Donika Zogu, bashkëkryesuese e kësaj organizate, ka njoftuar se turi ka nisur në Prizren dhe do të vazhdojë në gjashtë regjionet e Kosovës, “me synimin për t’i afruar të rinjtë me mundësitë e bashkëpunimit rajonal, për të dëgjuar zërin e tyre dhe për të nxitur ide që kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhme më të mirë.”
Ajo ka njoftuar se bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj, kanë diskutuar për sfidat, potencialin dhe rolin e rinisë në zhvillimin e komunitetit dhe rajonit.
Postimi i saj i plotë:
Prizreni, ndalesa e parë e turit “RYCO Tour – In Motion With Youth”
Sot, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, kemi filluar nga Prizreni turin “RYCO Tour – In Motion With Youth”, një iniciativë e zhvilluar në kuadër të kryesimit të Kosovës në RYCO për vitin 2025.
Ky tur do të vazhdojë në të gjashtë rajonet e Republikës së Kosovës, me synimin për t’i afruar të rinjtë me mundësitë e bashkëpunimit rajonal, për të dëgjuar zërin e tyre dhe për të nxitur ide që kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhme më të mirë.
Në hapjen e turit, në cilësinë e bashkëkryesues së Bordit Drejtues të RYCO-s dhe me mbështetjen e plotë të Zyrës së RYCO-s në Kosovë, pata kënaqësinë të mirëpres në diskutim të hapur me të rinjtë e Prizrenit, kryetarin e Komunës, z. Shaqir Totaj. Bashkë folëm për sfidat, potencialin dhe rolin e rinisë në zhvillimin e komunitetit dhe rajonit.
Falenderim i veçantë shkon për organizatat pjesëmarrëse për bashkëpunimin dhe koordinimin e jashtëzakonshëm që e bëri aktivitetin edhe më të plotë.
Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi ku rinia është në qendër, në lëvizje, me ide dhe vizion për të ardhmen.




