spot_img

Rutte: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromiset e duhura, kjo kërkon vendime të vështira

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në konferencën e përbashkët me Presidenten Vjosa Osmani ka theksuar se stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët dhe se duhet zgjedhur diplomacinë, para dhunës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Shefi i NATO-s për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë tha se palët duhet të bëjnë kompromise, ani pse një gjë e tillë siç tha ai kërkon vendime të vështira.

“Stabilteti në rajon varet nga të gjitha palët që të zgjedhin diplomacinë para dhunës. NATO do të vazhdojë të mbështes plotësisht normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga BE-ja. Është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura”.

“Për ta shtyrë përpara këtë dialog duhet të dyja palët të shfaqin fleksibilitet, të bëjnë kompromise të duhura. E kuptoj që kjo kërkon vendime të vështira, por duhet të shohim pamjen më të gjerë, pra në dobi të të gjithëve. Ky është mesazhi që do vazhdoj ta theksoj para të gjitha palëve në rajon”, tha Rutte në konferencën për media.

“Duhet ta kemi të qartë çka kemi para nesh. Dekada të stërzgjatura të ndërtimit paqes s’mund të lihen anash. Jemi plotësisht gati t’i përgjigjemi çdo zhvillimi të sigurisë dhe në këtë kuptim shpresojmë të shohim një zhvillim edhe më të thellë midis institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it në këtë drejtim”, tha ai.

Rutte shtoi se NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet për sigurinë e të gjithëve, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe EULEX.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA