spot_img

Rrokulliset rimorkioja e një kamioni në rrugën Komoran-Carralevë (Video)

spot_img
spot_img
spot_img

Rimorkioja e një kamioni është rrokullisur para pak minutash në mes të rrugës Komoran-Carralevë, duke shkaktuar pengesa në qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e bllokimit të rrugës, shoferët po detyrohen të shfrytëzojnë rrugë anësore për të vazhduar qarkullimin.

Sipas informacioneve të deritanishme, raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Lexues të DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet rimorkioja e rrokullisur në rrugë.

 

Lajmi i fundit
LAJME TJERA