Një person është shoqëruar në stacionin policor në Komoran, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 nëntor 2026, rreth orës 21:00, në fshatin Komoran të Drenasit.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 9.6 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, si dhe një shishe që dyshohet se përmbante metadon.
I dyshuari, shtetas i Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Njësitet përkatëse të Policisë janë duke e trajtuar rastin.




